Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

"Partizanin e kemi në zemër", politikani serb homazhe legjendës së futbollit shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
"Partizanin e kemi në zemër", politikani serb homazhe
Fadil Vokrri

Dje ka ndodhur një gjest mjaft i bukur në Prishtinë. Politika ka “shkrirë” akujt dhe futbolli ka bashkuar serbët me shqiptarët duke bërë mënjanë ndasitë.

Ish-zëvendëskryeministri i Serbisë, Branko Ruzic ka qenë i pranishëm në Kosovë ku është ndalur në varrezat e kryeqytetit. Politikani serb ka kryer homazhe në varrin e legjendës së futbollit dardan, Fadil Vokrri. Ruzic e ka bërë këtë gjest mjaft të bukur në shenjë respekti ndaj të ndjerit që ka lujatur për Partizanin e Beogradit, klub të cilin e simpatizon politikani.

Branko ka qenë dhe ministër arsimi dikur në kryeqytetin serb, por pasionin për sportin nuk e ka harruar kurrë. Si një tifoz i çmendur i Partizanit dhe me rastin e ardhjes në Kosovë, serbi nuk ka përtuar aspakt të vendos fanelën me mbiemrin e legjendës së klubit bardhezi, Vokrri. Në varr ai ka qenë i shoqëruar nga djali i Fadilit, Gramoz Vokrri.

Fadil Vokrri është një nga ikonat e futbollit në Kososvë dhe jo më kot stadiumi kombëtar mban emrin e tij. Dikur, në ligën jugosllave ish-futbollisti mahniste të gjithë me lojën në nëj nga ekipet më të mëdha të Federatës Jugosllave dhe Serbisë.

Mesazhi është pajtimi dhe respekti i ndërsjelltë pa hedhur poshtë faktet e bukura dhe të vërteta. Sporti bashkon dhe ky solidarizim tregon shumë se kur palët bëhen mendej ftohta gjithçka është e mundur.

MESAZHI:

"Njerëzit e medhenjë nuk largohen kurrë Fadil, mik i dashur. Për të tjerët bëjmë tifo Partizanin e kemi në zemër", shkruajti në shqip figura e politikës serbe.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga