Orges Shehi ka marrë fitoren e parë në krye të Ballkanit. Kampionët e Kosovës ia dolën që të mposhtnin nënkampionët, Llapin. Kjo sfidë përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të Ballkanit.
Për të shkuar te kjo fitore, Orges Shehi u ndihmua nga ish-shoku i ekipit te Skënderbeu, Bajram Jashanica. Ishte pikërisht ai që shënoi golin e parë për të tijët. Ndërkohë që golin e dytë e shënoi lojtari i huaj Queven. Ndërsa golin e vetëm për Llapin e realizoi Ardit Tahiri.
Në ndeshjen tjetër, Malisheva u mposht në shtëpi nga Suhareka me rezultatin 1-2. Kështu, këto 4 ekipe mbyllin ndeshjet e tyre për javën e 17-të të Superligës së Kosovës.
Poll