Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Ngjitja në Ligën B kalon nga Islanda, tifozët “Dardanë”: Le të festojë Kosova, forcë bijtë e vendit

Shkruar nga NEWSPORT
Ngjitja në Ligën B kalon nga Islanda, tifozët
"Dardanet" tifozet e Kosoves

Kosova do të luajë në transfertë ndaj Islandës ndeshje e kthimit në Nations League, e cila do të zhvillohet në "Estadio Enrique Roca" Murcia në Spanjë në fushë asnjanëse. “Dardanët” janë vetëm një hap larg ngjitjes në Ligën B të Nations League.

Skuadra e udhëhequr nga Franco Foda ka fituar 2-1 duelin e parë mes tyre në “Fadil Vokrri”, ndërsa synojnë të ruajnë këtë avantazh për të siguruar edhe kalimin nga Liga C tek Liga B.

Pavarësisht se luajnë në transfertë dhe mbështetja e tifozëve nuk do të mungojë. Tifogrupi më i madh i Kosovës, “Dardanët” kanë bërë një postim mbështetës. Tifozët kërkojnë fitoren dhe le të festojnë e gëzojnë të gjithë së bashku.

“Sot, le të ketë festë Kosova, le të brohorasin zemrat tona. Për atdheun që e kemi përmbi gjithçka. Një popull i tërë sot sheh me sy nga ju me emocion dhe padurim. Një popull i tërë pret një gëzim të munguar. Forca bijtë e vendit!”, shkruhet në postimin e “Dardanëve”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga