Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Kosova “humbet” pjesët para Lituanisë, mbrojtësi lë grumbullimin

Shkruar nga NEWSPORT
Kosova “humbet” pjesët para Lituanisë, mbrojtësi
Leart Paqarada

Leart Paqarada është larguar nga grumbullimi i Kosovës dhe nuk do të mund të japë kontributin e tij për sfidën me Lituaninë dhe Qipron. Kjo vjen pasi mbrojtëis ka një dëmtim, i cili e pengon atë të luajë.

Franco Foda do të ketë një mungesë të madhe, pasi mbrojtësi lë një vend bosh në krahun e majtë të prapavijës. Timonieri i “Dardanëve” nuk ka marrë asnjë lojtar tjetër në vend të tij, duke u mbështetur vetëm tek lojtarët që ka në dispozicion.

“Gjatë dy ditëve të kaluara ai në përgjithësi ka stërvitur i diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit, teksa pas ekzaminimeve mjekësore u vendos që ai të lirohet dhe të kthehet në klubin e tij për trajtimin e nevojshëm”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kutojmë se sfidën me Lituaninë do ta luajnë në transfertë, takim që do të luhet ditën e shtunë në orën 15:00 në sstadiumin “S. Dariaus ir S. Girėno stadionas”. Ndërkohë 3 ditë më pas do të presin Qipron në “Fadil Vokrri”, ora 20:45.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga