Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Ka luajtur me kryeqytetasit dhe ka pasur trajner Ilir Dajën, sulmuesit shqiptar i ndodh e “papritura”

Shkruar nga NEWSPORT
Ka luajtur me kryeqytetasit dhe ka pasur trajner Ilir Dajën, sulmuesit
Meriton Korenica dhe Vedat Muriqi

Qarkulloi masivisht nga mediat rumune se sulmuesi shqiptar i Kosovës Meriton Korencia do të transferohej në ligën MLS te DC United, SHBA. Gazetari sportiv Tom Bogert i ka hedhur poshtë këto lajme, madje duke u shprehur se janë thjesht spekulime.

Korenica ka kontratë me CFR Cluj deri në verën e vitit 2027, por me shumë gjasa, 29-vjeçari pritet të largohet nga Superliga rumune. Pas përgënjeshtrimit për transferimin te DC United, nuk ka një destinacion konkret në lidhje me sulmuesin shqiptar.

Vlen të përmendet se në të kaluarën, Meriton Korenica ka luajtur me skuadrën kryeqytetase të Prishtinës, sikurse te Ballkanin nën urdhërat e trajnerit Ilir Daja.

     

Poll

Lexo gjithashtu