Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

“Fitorja na kënaq”, Shehi pas sfidës ndaj Florianas: Objektiv kemi kualifikimin

Shkruar nga NEWSPORT
“Fitorja na kënaq”, Shehi pas sfidës ndaj Florianas:
Orges Shehi

Ballkani e nisi me këmbë të mbarë rrugëtimin në turin e dytë të Conference League. Të besuarit e Orges Shehit arritën të mposhtnin mbrëmjen e djeshme Florianan me rezultatin 4-2 në sfidën e parë.

Në përfundimin e takimit, Orges Shehi dha një prononcim të shkurtër për “GazetaBlic” pas fitores së ekipit të tij.

“Fitorja është e rëndësishme, aq më tepër se e nisëm keq, dy herë ishim në disavantazh dhe kjo ta vështirëson, por me përqëndrim të madh dhe forcë e karakter dhe disa ndryshime të vogla u bëmë të rrezikshëm. Fitorja na kënaq, por nuk ka përfunduar asgjë, na pret edhe një ndeshje tjetër në Maltë.

Do jetë e vështirë, sepse kundërshtari luan me bar sintetik, do shkojmë për të korrigjuar gabimet që kemi bërë, por objektiv të qartë kemi kualifikimin”, u shpreh Shehi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga