
Suhareka - Malisheva
Suhareka ka triumfuar në shtëpi përballë Malishevës në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Superligës së Kosovës. Sfida e zhvilluar në stadiumin e qytetit të Suharekës përfundoi 2-1.
Një fitore surprizuese për vendasit, për të cilët është mjaft e rëndësishme. Dy golat për ekipin e drejtuar nga trajneri Mirel Josa, u shënuan nga Eneid Kodra në minutën e 57-të dhe Mevlan Zeka në të 85-tën. Ndërkohë golin e vetëm te Malisheva e shënoi Drilon Hazrollaj në minutën e 92-të.
Ky triumf është “jetik” për suharekasit, për shkak se shkojnë në kuotën e 32 pikëve duke u larguar nga “zona e ftohtë” e marrë vendin e 6-të. Ndërkohë që Malisheva me 41 pikë mban vendin e 3-të.
Poll