Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

EKSKLUZIVE/ U largua nga Vllaznia, Ardit Deliu “thirret në detyrë” nga ish-trajneri, mesfushori pranë kalimit te nënkampionët

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ U largua nga Vllaznia, Ardit Deliu “thirret në
Ardit Deliu

Para pak ditësh, me një postim në faqen zyrtare, Vllaznia konfirmoi mbylljen e bashkëpunimit me Ardit Deliun. Pas një sezoni me shkodranët, mesfushori nuk qëndroi më me kuqeblutë.

Eksperienca e radhës e Ardit Deliut pritet të jetë në Superligën e Kosovës. Burime pranë “Newsport.al” kanë bërë me dije se mesfushori 27-vjeçar me shumë mundësi do të bashkohet me ekipin e Ballkanit edhe pse gjithçka nuk është e kryer.

Është vetë trajneri i nënkampionëve të Kosovës, Orges Shehi i cili kërkon të ketë në organikë Deliun. Kujtojmë se kjo dyshe ka bashkëpunuar më parë tek Tirana për më shumë se një vit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga