Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Ekipi nga Kosova vendos rekord në futbollin e moshave, pas eliminimit të Bylisit vjen fitorja historike

Shkruar nga NEWSPORT
Ekipi nga Kosova vendos rekord në futbollin e moshave, pas eliminimit
2 Korriku në stadiumin "Fadil Vokrri"

Skuadra nga Kosova që eliminoi Bylisin e të rinjve në kompeticionin elitar të moshave UEFA Youth League vazhdon të shkëlqejë në arenën europiane. 2 Korriku luajti mbrëmë në Prishtinë, në stadiumin e vetëm që plotëson kriteret e UEFA-s për përballjet europiane.

Skuadra me talente të Kosvovës mundi 2-1 ngushtësisht ekipin e UCD FC nga Dublini. Skuadra e kryeqytetit irlandez udhëtoi për në Kosovë por u mposht nga djemtë e trajnerit Labinot Haziri. Klubi 2 Korriku veçse debutoi në këtë kompeticion, tani thyen edhe rekodrin e fitores së parë internacionale. Dita ditës skuadra kryeqytetase po tregon se di të formojë ekipe zinxhir  me potencial europian.

Ky sukses u evidentua dhe nga Agim Ademi, presidenti i FFK, i cili nuk ngurroi të uronte stafin dhe lojtarët për këtë 3 pikësh historik që lartëson emrin e futbollit shqiptar në mbarë Europën. Tani djemtë e rinj synojnë triumfin në Irlandë për të avancuar edhe më tej në këtë rrugëtim fantastik.

Deklarata zyrtare e Presidentit të FFK:

"Urime të përzemërta për FC 2 Korriku fitorja në rrethin e dytë në UEFA Youth League
Një tjetër paraqitje e shkëlqyeshme e ekipit U19 të FC 2 Korrikut në UEFA Youth League. Skuadra verdhekaltër e mbushur me talente na ofroi emocione të pafundme dhe na bëri krenarë me lojën e treguar në stadiumin "Fadil Vokrri" ndaj kampionit të Irlandës UCD AFC nga Dublini.
Kampionët tanë nën drejtimin e trajnerit Labinot Haziri dëshmuan edhe një herë talentin dhe potencialin e tyre të jashtëzakonshëm.
Dy golat e Lis Berishës, jo vetëm që vulosën fitoren me përmbysje të rezultatit, por na japin shpresa të mëdha që skuadra nga kryeqyteti të vazhdojë rrugëtimin e suksesshëm në këtë garë.
Përgëzoj secilin futbollistë të FC 2 Korrikut për shpirtin luftarak, përkushtimin dhe nivelin e lartë në fushën e lojës, si dhe stafin dhe drejtuesit e klubit për punën e shkëlqyeshme me talentet e reja, duke prezantuar kësisoj në mënyrë dinjitoze futbollin kosovar në arenën evropiane.
Uroj që këtë epërsi të krijuar kampionët tanë do të arrijnë ta menaxhojnë me maturi në ndeshjen e kthimit në Irlandë dhe të kalojnë në fazën e tretë të kësaj gare.
Urime edhe një herë dhe suksese të mëtejshme – jemi të gjithë me ju!", u shpreh z.Agim Ademi

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga