Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Ekipi i tij triumfoi me shifrat 3-0, Orges Shehi: Jam i kënaqur me paraqitjen e tyre

Shkruar nga NEWSPORT
Ekipi i tij triumfoi me shifrat 3-0, Orges Shehi: Jam i kënaqur me
Orges Shehi

Ballkani arriti të merrte ditën e djeshme një fitore të rëndësishme përballë Drenicës me rezultatin e pastër 3-0 në javën e katërt të Superligës së Kosovës. Fitorja e fundit në kampionat, ka lënë të kënaqur trajnerin Orges Shehi.  

Ish-trajneri i klubeve të Superiores ka dhënë një prononcim për mediat përsa i përket këtij takimi.

“Djemtë dhanë maksimumin dhe jam i kënaqur me paraqitjen e tyre. Kjo është një fitore shumë e rëndësishme, pasi ishte e para në shtëpi para publikut tonë, por edhe për vazhdimësinë dhe duke pasur parasysh mungesat që kishim. Sigurisht që gjithmonë ka hapësirë për përmirësim dhe do të punojmë çdo ditë e më shumë për të qenë më të fortë.”, shprehet Shehi.

Poll

Lexo gjithashtu