Lille përballet sot me Marseille-n në Ligue 1. Klubi francez me siguri në këtë klasike të futbollit francez do të ketë në sulm Edon Zhegrova, ‘ylli’ i Kosovës së cilit gazeta më e madhe e vendit i ka kushtuar një artikull.
Zhegrova po performon në mënyrë spektakolare në ligën franceze e jo vetëm. Ai ka mrekulluar francezët dhe në Champions, ku kujtojmëq atë perlë ndfaj jan Oblak të Atleticos.
Për këtë tërheqje të vëmendjes shqiptarit i është bërë ditën e sotrme njëq shkrim nga e famshmja L’Equipe. Gazeta e printuar sot me famë ndërkombëtare kishte bërë një reportazh kushtuar plotësisht ‘dardanit’.
Mësohet se gazetarët nga Parisi kanë qendruar në Kosovë, të cilën e kanë përshkruar dfhe përtej futbollit në shkrimin e pasur me lavdërime për super lojtarin e Fodës dhe ‘Les Dogues’ në metropolin verior të shtetit të ‘gjelave’.
Ky shkrim është publikuar sot që luhet një ndër klasiket e ligës elitare mes Lille dhe ekipit legjendar të marsejezëve.