Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

“E dominuam ndeshjen”, Franco Foda pas ngjitjes në Ligën B: Ky ishte qëllimi ynë, jam krenar për ekipin

Shkruar nga NEWSPORT
“E dominuam ndeshjen”, Franco Foda pas ngjitjes në Ligën
Franco Foda

Kosova ia doli të fitonte 3-1 me përmbysje ndaj Islandën në sfidën e dytë mes tyre, me “Dardanët” që ngjiten në Ligën B të Nations League. Skuadra e Franco Fodas mposhti me rezultat të përgjithshëm 5-2 islandezët për t’u bërë më pas pjesë e Ligës B.

Pas këtij suksesi ka folur trajneri i Kosovës. Gjermani ka theksuar se e dinte që ekipi do t’i përgjigjej shumë mirë në këtë përballje. Ndër të tjera nënvizoi se u arrit qëllimi që kishin në fillim të Nations League.

“Ky ishte qëllimi ynë. Qëllimi i parë ishte të ngjiteshim në Ligën B, nga Liga B e më tej. Jam shumë, shumë krenar për ekipin. E dinim që kundërshtari ishte një ekip shumë, shumë i mirë. Por unë isha i bindur se ne ishim në gjendje të ngjiteshim në Ligën B.

E dominuam ndeshjen. Luajtëm jashtëzakonisht mirë në sulm. Ishim shumë të mirë edhe në lojën pa top dhe shihet qartë që ekipi është zhvilluar shumë mirë gjatë javës dhe muajve të fundit. Tani duhet thjesht të vazhdojmë përpara dhe ta marrim këtë shpirt ekipi edhe në muajin qershor”, ka deklaruar Foda.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga