Kosova ia doli të mbyllte fushatën kualifikuese të Kupës së Botës në vendin e dytë në grupin B. “Dardanët” grumbulluan 11 pikë dhe në këtë mënyrë siguruan për herë të parë kualifikimin për në “Play-Off” të Kupës së Botës.
Një sukses i jashtëzakonshëm nga “djemtë” e Franco Fodës, i cili ka ditur të ndërtojë një grup shumë të mirë dhe që lufton deri në minutat e fundit e ndaj çdo kundërshtari.
Amir Rrahmani është kapiteni i këtij ekipi. Mbrojtësi është shumë krenar për skuadrën, ndërsa shkruan se janë bërë një familje që nuk dorëzohet asnjëherë. Ndër të tjera shkruan se rruga për të arritur deri këtu nuk ishte aspak e lehtë.
“Asnjë rrugë nuk është e lehtë, aq më pak kjo që kaluam ne.
Krenar me këtë grup që nuk u dorëzua asnjëherë, sepse tani më jemi një familje, dhe një familje e madhe e krenare nuk dorëzohet asnjëherë.
Me pozitivitet e krenari e presim play-off-in në mars.
Forca KOSOVË!“, ka shkruar kapiteni.
View this post on Instagram
