Ditën e sotme do të zhvillohen disa ndeshje që janë të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Në fushë do të zbresin skuadra që zgjojnë interes edhe në Shqipëri.
Në fakt të gjithë tifozët shqiptarë do të kenë vëmendjen te Kosova, me “Dardanët” që do të luajnë në transfertë ndaj Rumanisë. Kjo përballje do të startojë në orën 20:45. Vedat Muriqi me shokë do të kërkojnë fitoren e parë në grup.
Kujtojmë se aktualisht “Dardanët” kanë arritur të grumbullojnë 4 pikë pas 5 ndeshjesh. Të renditur në grupin I Kosova renditet në vendin e 5-të, teksa kryeson grupin Zvicra me 11 pikë, Rumania me 9, Izraeli me 8, Bjellorusia ka po 4 pikë dhe në fund Andorra me 2 pikë.
Gjithashtu ditën e sotme do të luajnë edhe Belgjika ndaj Estonisë, Italia ka udhëtuar në Ukrainë, Spanja pret Qipron dhe Zvicra do të luajë ndaj Andorrës.
[caption id="attachment_705939" align="alignnone" width="677"] Ndeshjet e dites s sotme[/caption]