Krijimi i Ligës Unike në baskteboll bëri të mundur bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, të paktën në aspektin sportiv. Pavarësisht problemeve të shumta, vështirësive, drita jeshile erdhi. Sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi ka bërë një postim në rrjetet sociale, teksa "bekon" këtë kompeticion për të ardhmen. Natyrisht, asgjë nuk do jetë e lehtë, por një fillim i mbarë do rregullonte shumë gjëra për një sport të rëndësishëm si basketvolli.
POSTIMI:
Një gurthemeli mjaft i rëndësishem për te ardhmen e basketbollit ndër Shqiptare dhe atë rajonal ,fillimi i Liges UNIKA , një aktivitet me rëndësi historike për krejt sportin dhe vecanarisht . Pas shumë përpjekjesh fillojmLigen UNIKE duke bashkuar edhe më tepër shqiptarët nga dy anët e kufirit.....duke i uruar rrugë të mbarë këtij kompeticioni në të ardhmen, shpresoj shumë që Liga UNIKA të kthehet jo vetëm në një simbol bashkimi por edhe promovimi dhe zhvillimit te basketbollit