
Vinicius këtë sezon ka qënë i shumëgoditur na tifozët, me këto të fundit me kore raciste ndaj tij janë dëgjuar në stadium. Ky fenomen tashmë është bërë çështje kryesore në Spanjë, ndërsa vetë lojtari i “Los Blancos” ka theksuar se s’po merr asnjë mbrojtje.
E fundit ndodhi në sfidën ndaj Valencias ku i gjithë stadiumi thërriste në kor “Majmun”, me Vinicius që u ndje keq dhe reagoi duke dalë madje edhe me të kuq. Por tashmë nga Spanja raportohet se Valencia ka identifikuar 3 nga nismëtarët e këtyre ofendimeve.
Gjithashtu bëhet e ditur se klubi tashmë u ka mbyllur derën e stadiumit përgjithmonë, pasi tashmë janë të ndaluar të ndjekin nga shkallët e stadiumit ndeshjet e skuadrës së tyre. Tashmë të 3 tifozët janë shoqëruar nag policia, e cila gjithashtu pritet të marrë masa ndaj tyre.