Pasditen e djeshme te Korabi pati një numër të lartë lojtarësh që iu nënshtruan provës. Aspak normale situata, ndërsa stafi teknik u detyrua që të ndajë në dy grupe stërvitjen dhe më pas të zhvillojë lojën testuese.
Nga të vëzhguarit pothuajse një numër shumë i ulët bindën trajnerin kryeqytetas, i cili i përzgjodhi për të vazhduar provën. Sa iu përket të tjerëve, pas qëndrimit dy ditor në stërvitje, rreth 35 lojtarë të ardhur në provë u larguan.
Duke nisur nga sot, klubi dibran do të pranojë vetëm lojtarë me eksperiencë në Superiore dhe ata që kanë luajtur jashtë ose në Kategorinë e Parë. Do të ketë të ardhur në provë, por edhe të tjerë që do t'i nënshtrohen provës, pasi stafi teknik po përshpejton për të ndërtuar bazën e skuadrës së ekipit të ri.