
Skuadra e Korabit duket se ka objektiv të qartë, të qëndrojë mes më të mirave, por edhe të sigurojë talentet për skuadrën e parë që do të dalin nga ekipet zinxhire. Para disa minutash, faqja zyrtare e klubit bën me dije që nga nesër nisin seleksionimet për ekipet e moshave, përkatësisht U-17 dhe U-19.
"Nga dita e nesërme vazhdojnë regjistrimet dhe seleksionimet për Korabi U17 & U19. Këto ekipe do të marrin pjesë në kategorinë Superiore për U17 & U19 për sezonin 2016-2017. Personat që kanë dëshirë të marrin pjesë duhet të jenë në moshën 16-19 vjeç", shkruhej në faqen zyrtare të klubit.
[gallery columns="1" size="full" ids="18075"]
Poll