
Korabi është një nga disa skuadrat e Kategorisë Superiore që është në vështirësi në vijën e parë të sulmit. Repartet e tjerë u formuan në kohë rekord, ndërsa tashmë që është mësuar dhe kalendari i Superiores, dibranëve iu duhet që të bëjnë dhe përforcimet e fundit për të formuar ekipin për sezonin e ri.
Klubi prej disa javësh është në bisedime me sulmues të ndryshëm, ndësa disa detaje kanë bërë të pamundurën ardhjen e tyre në Shqipëri. Duket se kjo situatë do të shkojë drejt zgjidhjes, ndërsa këtë javë pritet që të afrohen emra me peshë për ekipin që do të militojë pas shumë vitesh në elitën e futbollit shqiptar.
Bëhet fjalë për një sulmues nga Uruguaji dhe një tjetër që vjen nga Serbia, të cilët do të jenë nën urdhërat e Mërgjyshit shumë shpejtë. Emrat ende nuk bëhen të ditur, ndërsa stafi teknik i ka vëzhguar ata nëpërmjet pamjeve filmike.