Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Kontratë me shifra të frikshme për Haaland, zbulohen detajet

Shkruar nga NEWSPORT

Manchester City do të mbulojë me ar sulmuesin e talentuar norvegjez, Erling Haaland. Gurdiola duket se më në fund e ka gjetur sulmuesin që i mungonte, që nga koha kur Kun Aguero u largua. Verën e shkuar, City nuk arriti të gjejë akordin me Tottenham për shërbimet e Harry Kane, ndërsa këtë verë, “qytetarët” nuk humbasin kohë dhe nënshkruajnë me Haaland, duke paguar 75 milionë euro klauzolën që kishte vendosur klubi i Dortmund.

Haaland ka kryer ditën e sotme vizitat mjekësore në Mançester dhe javën e ardhshme, pritet edhe prezantimi i tij i bujshëm me fanellën e Cityt. Së fundmi, janë zbuluar edhe detajet e kontratës për 21-vjeçarin.

Bordi drejtues i Manchester City nuk ka ndërmend të prishë balancat e pagave aktuale për të paguar Haaland, por kanë gjetur një formulë tjetër. Haaland do të përfitojë 375 mijë sterlina në javë, që është dhe paga tavan e Cityt (e njëjta pagë me Kevin de Bruyne). Por, në formën e bonuseve, paga e Haaland do të dyfishohet.

Plot 13 milionë euro në sezon do të përfitojë Haaland vetëm nga bonuset, duke e çuar rrogën e tij në total, 30 milionë euro në sezon. Kontrata e tij 5-vjeçare do t’i kushtojë plot 150 milionë euro Manchester Cityt dhe do e bëjë Haaland një prej futbollistëve me përfitimet më të mëdha në futboll.

Sulmuesi norvegjez, Erling Haaland, dhe talenti i Manchester City, Phil Foden

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga