Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Konferencë e jashtëzakonshme në FSHF, Departamenti Ligjor: Shpjegojmë situatën aktuale

Shkruar nga NEWSPORT
Konferencë e jashtëzakonshme në FSHF, Departamenti Ligjor:

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se sot do të zhvillojë një konferencë në lidhje me situatën juridike në të cilën gjendet institucioni i futbollit në vend. Përmes një njoftimi për mediet bëhet me dije se Departatamenti Ligjor do të shpjegojë situatën aktuale.

Pezullimi i presidentit Armand Duka si dhe sekretarit të përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku nga Gjykata e Apelit ka bërë që në FSHF të dalin në konferencë të jashtëzakonshme për të shpjeguar se çfarë po ndodh.

“Përshëndetje të gjithëve,

Federata Shqiptare e Futbollit, Departamenti Ligjor, ju fton ditën e sotme në orën 15:00 në ambientet e Shtëpisë së Futbollit për një konferencë për shtyp për të shpjeguar situatën aktuale. Ditën e mirë”, thuhej në njoftimin për mediet.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga