
Te Bayern Munich u përballën në fund të sezonit me Lewandowskin që shprehu hapur dëshirën për t’u larguar nga klubi. Dëshira e sulmuesit është të luajë sezonin e ardhshëm për Barcelonën, pas 8 vitesh me bavarezët ku arriti shumë suksese.
Polaku është prononcuar disa herë në media për t’u larguar. Komentet e tij nuk janë pritur mirë nga presidenti i Bayern Oliver Kahn, pasi duket se sulmuesi po bën gjithçka për të sforcuar transferimin. Strategjia e përdorur prej tij ka shqetësuar dhe lojtarët në dhomat e zhveshjes tregon AZ.
Kjo pasi lojtarët nuk e dinë nëse mbajtja e një lojtari pa dëshirë në ekip, mund të ndikojë apo jo te fryma e skuadrës. Lewandowski është treguar mjaft profesionist gjatë viteve, ndërsa e ardhmja e tij pritet të qartësohet më shumë në vazhdim.