
Ekipi Kombëtar U-19 i futbollit të femrave ka zhvilluar dje miqësoren kundër homologeve maqedonase, ku kanë arritur që të triumfojnë me rezultatin 5-3. Ndeshja është zhvilluar në stadiumin "Gjorgji Kyçyku" të Pogradecit.
Në pjesën e parë vajzat e drejtuara nga Nevil Dede kanë shënuar katër herë. Shënuese në këtë sfidë janë Muja, Hasanaj (2), Shala dhe Biçkaj. Në fraksionin e dytë të takimit u shënua vetëm një gol nga vajzat kuqezi dhe tre nga ekipi homolog.
Kjo ishte ndeshja e dytë e zhvilluar në kuadrin e takimeve miqësore të ekipeve kombëtare për përgatitjet që po bëjnë për Eliminatoret e Kampionatit Europian për ekipet U-19 qe do të zhvillohet nga data 14 deri më 19 shtator ku marrin pjesë ekipe si Skocia, Qipro dhe Serbia.