Kombëtarja shqiptare e volejbollit për meshkuj do të nisë ditën e nesërme elemintaroret e kampionatit Europian. Ndeshjet do të luhen me sistem grumbullimi pikësh nga data 6-8 maj në Slloveni dhe në Rumani nga data 14-16 maji. Kombëtarja kuqezi ndodhet në grup me Sllovakinë, Rumaninë dhe Zvicrën ku do të kërkojë të marrë maksimumin e pikëve për t'u renditur në vendin e para në grup.
Presidenti i Federatës së Volejbollit, Erli Pëllumbi përmes një postimi në rrjetet sociale i ka uruar suksese lojtarëve të Kombëtares, ndërsa ka theksuar se skuadra nuk ka pasur shumë kohë në dispozicion për shkak të pandemisë së Covid-19, por shpreson te një paraqitje dinjitoze të ekipit.
Postimi i Erli Pëllumbit:
Me anë të këtij postimi dëshiroj t'i uroj shumë suksese ekipit tonë kombëtar të volejbollit për meshkuj, që niset sot për në Nitra të Sllovaki-së per të marrë pjesë në Eleminatorer e Kampionatit Europian.
Panvarsisht periudhës shumë të vështirë prej Covid-19 dhe kohës shumë të shkurtër që kishim në dispozicion për tu pregatitur,shpresoj te bëjmë një përfaqësim dinjitoz.
Forca Shqipëri
