BJELLORUSI – SHQIPËRI 97-66
(31-14, 19-13, 21-15, 26-24)
BJELLORUSIA: Trastsinetski (6), Salash (21), Parakhouski (5), Vabishevish (3), Beliankou (8)/Korzh (3), Mesharakou (12), Pustahvar (13), Semianiuk (14), Vikentsyeu, Aladka Trajner: A.Krutsikau
SHQIPËRIA: Lekndreaj (13), Hysenagolli (6), Shima (12), Shestani (11), Mur (16)/Hamati (4), Gjeçi, Thano (1), Strazimiri, Hysa, Lilaj (3) Trajner: A.Bilali
GJYQTARË: S.Zashuk (Ukrainë), A.Aunkrogers (Lituani), I.Jalman (Turqi)
Shqipëria e basketbollit të meshkujve ka firmosur humbjen e tretë në raundin paraeliminator të Kampionatit Evropian 2021. Kjo humbje ka qenë më e rëndë se në dy ndeshjet e para, ndërsa Bjellorusia, na ka mundur me 31 pikë diferencë, 97-66. Duke pasur dhe mbështetjen e publikut, por dhe lojën e fortë në mbrojtje dhe të shpejtë në sulm, bjellorusët e vënë që në fillim ndeshjen nën kontroll. Perioda e parë duket se i ka vënë vulën suksesit të vendësve, ndërsa ka qenë marramendëse për tanët, që e kanë humbur 31-14. Mundohen të ekuilibrojnë situatën në periodën e dytë, e cila është në favor të Bjellorusisë, 19-13, dhe në pushim 50-27.
Edhe pas pushimit basketbolistët tanë kishin vështirësi në lojë, ndërsa bjellorusët nuk lëshojnë për asnjë çast. 21-15 perioda e tretë dhe në total 71-42. 26-24 e fundit dhe përfundimisht 97-66 për Bjellorusinë, që ka marrë kështu fitoren e dytë në tre ndeshje. Tashmë Shqipëria rikthehet në parket të mërkurën e ardhshme, ndërsa në sallën olimpike “Feti Borova”, në ora 19:00, do të presë Danimarkën për të mbyllur kështu këto kualifikuese të Evropianit, që përsëri nuk sollën asgjë pozitive për koshit shqiptar. Disfata e tretë në paraeliminatoret e Evropianit për Kombëtaren tonë.