Një nga makinat Ferrari të Michael Schumacher, fitues i kampionatit nga sezoni 2000, do të dalë në ankad. Dhe e gjeni dot shifrën e çmendur me të cilën pritet të shitet gjatë ankandit në Hon Kong? Plot 9.5 milionë dollarë.
Ferrari F1-2000 u drejtua nga Schumacher gjatë fitores së tij në Çmimin e Madh të Brazilit, si dhe kur ai fitoi pole position në Çmimin e Madh të Monakos të njëjtin vit.
Ai sezon shënoi të parën nga pesë titujt radhazi botëror të pilotit gjerman me Ferrarin dhe kampionatin e parë të ekipit për 21 vjet.
Nga gjithsej 13 gara që përfundoi, Schumacher nuk ishte në podium vetëm një herë, pasi kaloi vijën e finishit si i pesti në Spanjë. Në nëntë gara, ai ishte në shkallën më të lartë.Në total, bolidi F-2000 arriti 10 fitore në 17 gara në sezon, si dhe 10 pole position dhe pesë xhiro më të shpejta gjatë vitit. Schumacher dhe shoku i tij i skuadrës Rubens Barrichello regjistruan së bashku 21 podiume.
Sezoni i kampionatit të Schumacher në vitin 2000 i solli Ferrarit titullin e parë të pilotit në 21 vjet. Para kësaj, kjo u bë nga Jody Schenckter në vitin 1979 kur ai parakaloi shokun e skuadrës Gilles Villeneuve.
Bolidi F1-2000 fuqizohet nga një motor 3.0-litërsh V10 dhe e njëjta bazë u përdor nga 3.0-litra V10 që i solli Schumacher-it dhe Ferrarit katër tituj të tjerë kampionë. Në rastin e bolidit F1-2000, motori “rrotullohet” më shumë se 17,000 rrotullime për minut dhe zhvillon më shumë se 800 kuaj fuqi.Bolidi në foto mban shasinë me numrin 198, dhe Schumacher e voziti atë kur fitoi pole position në Monako dhe Spanjë.
Gjithashtu, ai fitoi nga rreshti i dytë titullar në Brazil. Për shkak të incidentit në të cilin vetura BAR-Honda e goditi atë në Austri, bolidi nuk e përfundoi garën dhe pas riparimeve të vogla u përdor si rezervë për pjesën e mbetur të sezonit.
I njëjti bolid është shitur në vitin 2014 në SHBA për 1.8 milionë dollarë, por këtë herë pritet një çmim dukshëm më i lartë.Bolidi i kampionatit F1 e Schumacher në vitin 2003 u shit kohët e fundit për 1.46 milionë franga zvicerane.