Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Klopp "bën me krahë” tifozët para finales me Realin: 2 titullarët janë rikuperuar nga dëmtimet

Shkruar nga NEWSPORT
Klopp "bën me krahë” tifozët para finales me Realin: 2

Jurgen Klopp ka dhënë lajme të mira për mesfushorët Thiago dhe Fabinho, duke treguar se të dy janë të gatshëm të luajnë në finalen e Champions League kundër Real Madrid. Ndeshja luhet nesër në Paris, prej orës 21:00.

Thiago ka qenë duke vuajtur dëmtimin në tendinën e Akilit, por tashmë është i gatshëm dhe ka qenë duke bërë stërvitje të plotë me shokët e skuadrës. Ndërsa Fabinho kaloi një problem muskulor ndaj Aston Villas më 10 maj.

 “Janë mirë Thiago dhe Fabinho. Thiago u stërvit dje me skuadrën dhe gjithashtu sot”, u shpreh Klopp duke i lumturuar tifozët e Liverpool. Thiago ka qenë ndër lojtarët kryesorë të ekipit për këtë sezon, i cili mund të mbyllet në mënyrën më të mirë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga