
Pas dy golave që i shënoi Çelsit me Totenhemin, kartoni i Dele Alit në merkaton e transferimeve ka pësuar sërish rritje.
Sipas “Sunday Mirror”, vlera e tij ka shkuar në në 70 milionë euro. Dy klubet spanjolle, Real Madrid dhe Barcelona janë vënë në “gjurmët” e tij dhe kërkojnë ta transferojnë talentin anglez në merkaton e verës.
Gjigantët e La Liga-s pritet të mos i kursejnë 70 milinë eurot për Dele Alin, por tashmë mbetet për t’u parë se cila do të jetë dëshira e vetë mesfushorit dhe kë do të zgjedhë ai si skuadrën e tij të ardhshme.
Poll