Teuta rikthehet te fitoret në kampionat pas 13 javësh, teksa në “Niko Dovana” ia dolën të triumfojnë 3-0 ndaj Skënderbeut. Një triumf që rikthen qetësinë në Durrës që tashmë i largohen vendit të fundit të renditjes.
Pas këtij suksesi Elmando Gjini theksoi se skuadra ishte në presion, por tashmë do të punojnë fort për të arritur objektivin.
“Fitorja? Normale kishim shumë presion pasi jemi në vend të fundit. Ne do të punojmë shumë për të arritur objektivin tonë.
Të parafundit… (qesh) Ok, akoma më mirë, ne do të bëjmë maksimumin për të bërë mirë.
Merkato? Falenderoj shumë Teutën që më ka ndihmuar që të luaj dhe shpresoj që t’ua shpërblej besimin në fushën e lojës.
Idhull? Idhull nuk kam, por unë mundohet të bëj më të mirën çdo ditë”.
