Teuta nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 ndaj Laçit në transfertë. Një pikë e artë për durrsakët që rikthehen në krye të Superligës me golavarazh më të mirë se Vllaznia që ndodhet në vendin e dytë me po aq pikë. I ftuar në emisionin “Rubrika Sportive”, Albano Aleksi u shpreh:
Barazimi ndaj Laçit? “Ishte një barazim shumë i vështirë pasi Laçi është skuadër e fortë. Kishim besim se Partizani do të gabonte e në fund gol nga Vllaznia.
Vllaznia ka bërë shumë mirë dhe e di që ata nuk do ta harronin atë ndeshje që Partizani bëri me Kamzën duke e rrëzuar nga Kategoria e kjo na jepte më shumë besim. Disa lojtarë me eskperiencë mblodhëm forcat pasi kampionatin mbaron në ndeshjen e fundit e tani mendojmë për Apoloninë.
Nuk e themi për diplomaci, por Apolonia ka luajtur gjithmonë fortë ndaj çdo skuadre dhe i mbyturi të mbytë thonë. Shpresoj të fitojmë e të shpallemi kampion pasi e meritojmë. Presidenti ishte shumë i kënaqur dhe na komplimentoj për punën që kemi bërë gjithë sezonin. Teuta e meriton këtë kampionat për atë që ka bërë këtë sezon”.
Ju ngeci në dorë kampionati? “Kur ishim 11 pikë pas kishim besim të rikuperonin. Shkodra luajti për veten e jo për ne”.