Dje, Federata Kineze e Futbollit vendosi rregulla të reja për futbollin vendas, për të frenuar blerjet e futbollistëve të huaj për shifra marramendëse. U vendos, që nuk do të lejoheshin më shumë se 3 lojtarë të në ekip, por kjo gjë nuk ka ndaluar biznesmenët kinezë të vazhdojnë “rutinën”.
Sot, “Goal.com” ka shkruar, se një prej ekipeve të Superligës kineze ka ofruar 430 mijë funte në javë për “yllin” e Manchester Cityt, Yaya Touren.
Futbollisti ka reaguar menjëherë, duke i thënë “JO” kësaj ofertë, pasi ky i fundit ka një kontratë me Manchester Cityn që përfundon në fund të vitit.