
Klubi grek i basketbollit Olimpiakos një nga klubet me elitarë në Greqi me 12 kupa në kampionatin grek si dhe 3 kupa Euroleague është në rrezik të bjerë nga kategoria, pasi nuk u paraqit në ndeshjen kundër Panathinaikos!
Skuadra e Pireusit kishte shumë ankesa për arbitrat dhe i kërkojë ligës greke të gjykonin ndeshjen arbitra të huaj, dicka që nuk u pranua nga skuadra e Panathinaikos dhe nga liga greke.
Skuadra e Olimpiakos mori kështu vendimin e madh që të mos paraqitej në ndeshjen e djeshme dhe kështu Panathinaikos mori fitoren me rezultatin 20-0 në tavolinë, ndërsa skuadra e Olimpiakos u dënua me heqje të pikëve, diçka që i rezulton ata në rënjen nga kategoria!
Ky lajm u bë i ditur në të gjithë mediat sportive dhe tani pritet të shihet se sa ky vendim do të ketë influenc në pjesëmarjen e Olimpiakos në Euroleague.