N’goo Kante ishte një nga lojtarët më të kërkuar në merkaton e verës. Mesfushori francez dukej se do të largohej nga “Stamford Bridge” pasi kërkohej nga skuadra “BIG” të Europës si Real Madrid, PSG apo edhe Inter.
Sipas mediave në France, Kante ka vendosur përfundimisht të qendrojë te Chelsea pasi ndihet mjaft i lumtur në këtë skuadër dhe nuk ka arsye përse të largohet.
Tashmë i takon klubit anglez që të vendos për të ardhen e lojtarit pasi duke parë kërkesat e shumta në merkato, Kante mund të sakrifikohet në mënyrë që të mbulohen shpenzimet e mëdha që u bën gjatë afatit kalimtarë të verës.