
Donny van de Beek ishte një nga lojtarët që shkëlqeu te Ajax sezonin e kaluar në Champions League dhe në kampionat. Mesfushori hollandez ishte deçiziv në disa ndeshje duke bërë që skuadra e tij të shkonte deri në gjysmëfinale ku u eleminuar nga Tottenham vetëm në minutën e fundit.
Donny van de Beek kërkohej me ngulm nga Real Madrid, por në fund tratativat dështuan dhe mesfushori qendroi te Ajax. Në këtë mënyrë drejtuesit e Ajax po mendojnë t'i ofrojnë një rinovim lojtarit për ta ''bliduar'' nga ofertat e Realit, por jo vetëm. Tashmë do të jetë mesfushori ai që do të vendos se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij.
Poll