
Trajneri i Interit Luciano Spalletti kritikoi sjelljet e lojtarit të tij Radja Nainggolan. Me përfundimin e pjesës së parë të sezonit, italiani theksoi se lojtari duhet të vendosë në plan të parë "punën" e tij (futbollistin).
"Ne e duam atë, ai është një djalosh i ndjeshëm dhe ai ka të gjitha kualitet për t'u sjellë mirë. Mirëpo nganjëherë edhe babai fjaloset me djalin e tij. Radja është i interesuar më shumë në gjëra të tjera, dhe nëse vendosë më shumë gjëra para futbollit atëherë nuk fiton. Ai ka tri ose katër gjëra që vendosë para futbollit dhe disa prej tyre duhet të hiqen", deklaroi Spalletti.
Mesfushori belg përflitet se do të largohet nga ekipi zikaltër pas përjashtimit nga ndeshja me Napolin dhe publikimit të telefonatës së tij ku shprehte mllef dhe urrejtje ndaj tifozëve zikaltër. Por trajneri i tij ka këmbëngulur vazhdimisht se 32-vjeçari mbetet pjesë e pandarë e Interit.