
Chelsea nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Pasi kanë siguruar Ziyech dhe Ëerner, blutë e Londrës kërkojnë një tjetër për sezonin e ri. Kepa nuk bind trajneri Lampard e për këtë arsye janë hedhur në merkato.
Emrat në listë janë të shumtë që nga Donnaruma e deri te Onana, portieri i Ajax që është edhe më arritshme. Gardiani i Milanit mund të rinovojë kontratën me kuqezinjtë dhe kështu Chelsea do të përqendrohet te portieri i Ajax që prej disa sezonesh ka treguar një formë mjaft të mirë.
Fillimisht skuadra angleze do të huazojë Kepan drejt Valencias për të blerë më pas Onanan. Në ditët në vijim pritet që kjo marrëveshje të nisë dhe shumë shpejt mund të bëhet zyrtarizimi.
Poll