
Laçi do të luajë në transfertë kundër Luftëtarit në kuadër të javës së 23-të të Superiores. Kurbinasit të drejtuar nga Bledar Sinella do të tentojnë të marrin një fitore, megjithatë do të jetë mjaft e vështirë duke parë dhe formën që po kalon ekipi i gjirokastrit.
Skuadra e Laçit nuk fiton në Gjirokastër prej afro katër vitesh. Triumfi i fundit daton në 12 prill 2013, kur ekipi kurbinas fitonte me dygolësh të Vucajt dhe Zefit. Ky takim është vendosur të luhet nesër në orën 14:00, në stadiumin "Luftëtarit" të Gjirokastrës.
Poll