
Ditën e sotme është prezantuar Klevis Hima te Kastrioti. Trajneri i ri merr përsipër fatet e klubit të Kategorisë së Parë, ashtu siç Newsport kishte paralajmëruar kohë më parë.
Krutanët kanë postuar në rrjetet sociale ardhjen e teknikut që zëvendëson Stavri Nicën. Ai menjëherë ka nisur punë që nga sot duke dalë në stërvitje pas zyrtarizimit nga drejtuesit.
Ish-i i Burrelit merr drejtimin e klubit nga Kruja, duke e kthyer në aventurën e dyutë në akrrierë dhe në nivelin e dytë të futbollit shqiptar.
Hima ka patur dhe një eksperiencë te Laçi, por në rolin e asistentit dhe jo në drejtues të stolit. 32 vjeçari nis nga puna në pankinën e Kastriotit për të përgatitur sfidën e vështirë në transfertë ndaj Lushnjës.