Iliria
Iliria ka bërë një tjetër përforcim në skuadër. Ekipi nga Fushë –Kruja ka prezantuar një argjentinas.
Bëhet fjalë për Gianfranco Rossi, i cili bëhet kështu futbollisti më i ri i krutanëve. 26-vjeçari luan si mbrojtës i majtë dhe në këtë mënyrë shton alternativat në këtë repart.
“Klubi Futbollit Iliria ka arritur marrëveshjen me futbollistin argjentinas Gianfranco Rossi.
Mirë se vjen në familjen bardh e blu dhe suksese me fanellën tone”, ka shkruar klubi. Një “armë” më shumë për stafin para duelit me Burrelin, takim që do të luhet ditën e nesërme në orën 13:30 në transfertë.
View this post on Instagram
Poll
