
Flamurtari ka prezantuar para pak minutash një tjetër lojtarë. Christ Evo Ememe është futbollisti më i ri që u bashkohet vlonjatëve.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. 23-vjeçari përforco kështu repartin e sulmit dhe për Andrea Agostinelin do të jetë një armë më shumë pëer sezonin e ri në Kategorinë e Parë.
“Christ Evo Ememe eshte zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club .
Emri: Christ Evo
Mbiemri : Ememe
Datëlindja: 30 Prill 2001
Pozicioni: Sulmues i majte
Ekipi i fundit :
2024 - Flamurtari F.C
2023 - 2024 Kiryat Shmona ( Izrael )
2019 - 2023 Mosta FC ( Malta )
2017 - 2019 Emordi Football Academy
( Nigeri )
Mire se vjen ne familjen e madhe Kuqezi te Flamurtari F.C”, ka shkruar klubi vlonjat.