
Arian Bellai
2025 për Arian Bellain nuk ka nisur siç duhet. Trajneri i Vorës ka humbur një nga pjesëtarët e familjes.
Ditën e djeshme ka ndërruar jetë babai i tij dhe lajmin e ndarjes nga jeta e ka bërë të ditur skuadra e Vorës. Klubi i shpreh ngushëllimet trajnerit 53-vjeçar për humbjen e të atit.
“Me keqardhje të thellë, Futboll Klub Vora, është njohur sot me lajmin e ndarjes nga jeta të Babait të trajnerit tonë, Arian Bellai.
Presidenca dhe Stafi i përcjell ngushëllimet më të sinqerta Arian Bellait dhe të afërmve të tij”, ka shkruar klubi i Vorës.
Redaksia e “Neësport.al” bashkohet me dhimbjen e Bellait dhe i shprehim ngushëllime për humbjen parakohe të babait.
View this post on Instagram
Poll
Lexo gjithashtu
KATEGORIA I
Pas 5 vitesh, Korabi rikthen mbrojtësin në ekip
KATEGORIA I