
Kategoria e Pare
Kategoria e Parë ka mbyllur ditën e djeshme sfidat e javës së 26-të të kampionatit. Pikët të rëndësishme u morën nga skuadrat, të cilët synojnë të arrijnë objektivat e tyre.
Vora e Flamurtarit vazhdojnë rrugëtimin e tyre të sigurtë drejt Superiores, teksa triumfuan ndaj Korabit dhe Apolonisë. Edhe Besa e Kavajës mori 3 pikë të rëndësishme ndaj Kastriotit, me ekipin e Emiliano Çelës që “blindon” vendin e 3-të në klasifikim.
Burreli konfirmohet forcë e 4-të e kampionat sërish pas fitores ndaj Lushnjes, ndërsa 3 pikë të rëndësishme mori edhe Pogradeci ndaj Erzenit. Fitore shprese mori edhe Kukësi kundër Vlabonës, me verilindorët që shpresojnë deri në fund te mbijetesa në Kategorinë e Parë.

Poll