
Flamurtari
Kjo verë ka ndryshuar pjesën më të madhe të ekipit të Flamurtarit. Ndryshime me bujë që vijnë me pretendimin për t’ju rikthyer elitës së futbollit shqiptar.
Ndryshimi më i fundit që bie në sy është dhe ai i logos së klubit. Kështu Flamurtari ka publikuar uniformat për këtë sezon në Kategorinë e Parë.
Dhe aty bien në sy ndryshimet që ka pësuar logo. Diçka e tillë ka tërhequr vëmendjen e komentuesve në rrjetet sociale të klubit.
Nga viti 2016, Flamurtari po përdorte stemë të re. Bazuar tek ajo, vlonjatët kanë menduar të bëjnë disa ndryshime.
Poll