
Besa fitoi sot 3 me 1 përballë Luftëtarit, duke siguruar qëndrimin në Kategorinë e Parë. Klubi kavajas duket se ishte me fat në Vlorë, pasi me vete kishte në tribuna një tifoz të veçantë.
Në videot e siguruara nga Newsport.al, mund të shihet teksa feston si fëmijë me lojtarët e Besës. Klubi me traditë kishte një motiv shtesë nga tribuna, për të mos zhgënjyer.
Kujtojmë se ndeshja nuk pati shumë histori. Besa mbylli pjesën e parë me rezultatin e pastër 2 me 0. Në të dytën, goli i Luftëtarit ngushtoi përkohësisht shifrat sepse kavajasit vulosën fitoren me golin e tretë.
Kujtojmë se në takimin tjetër të luajtur po ditën e sotme, Lushnja mposhti 2 me 0 Ilirinë e Fushë-Krujës. Nga një gol për secilën pjesë, lanë po ashtu lushnjarët në Kategorinë e Parë.
