Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

"Tronditet" futbolli shqiptar, 2 trajnerë të larguar në më pak se 24 orë

Shkruar nga NEWSPORT
"Tronditet" futbolli shqiptar, 2 trajnerë të larguar në
Superiore dhe Kategoria e Parë

Aventura e Bledar Devollit në pozitën e trajnerit të Kukësit ka përfunduar në kohë të shkurtër. Ky vendim erdhi nga vetë Devolli, i cili ka dhënë dorëheqjen.

Edhe pse “zbarkojë” te verilindorët me synimin për t’i ndyshuar rrjedhën rezultateve, 47-vjeçari e pati të pamundur. Pas 12 javësh në Kategorinë e Parë, Kukësi mban vendin e fundit me vetëm 5 pikë, ndërsa këtë sezon ata kanë ndërruar 3 trajnerë.

Ndërkohë, pak minuta më parë, klubi i Luftëtarit ka bërë të ditur se i ka dhënë fund bashkëpunimit me trajnerin Besmir Shabani. Gjatë dy viteve te skuadra gjirokastrite, Shabani arriti t’i ngjis nga Kategoria e Dytë në të Parën.

Luftëtari po ashtu nuk ndodhet në një situatë të mirë, të parafundit në tabelë me 10 pikë, moment kritik për mbijtesën. Të dyja këto largime kanë ndodhur në më pak se 24 orët e fundit.  

"Tronditet" futbolli shqiptar, 2 trajnerë të larguar në
Njoftimi i klubit të Luftëtarit


       

Poll

Lexo gjithashtu