
Kategoria e Parë do të luajë në fundjavë ndeshjet e fundit për këtë vit kalendarik. Ekipet do të zbresin në fushë për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 17-të të kampionatit.
Ndeshje mjaft interesante dhe shumë të luftuara janë në program, të cilët pritet me mjaft interes nga tifozët. 6 ndeshjet e kësaj jave do të luhen të ndara në 2 ditë, të shtunë dhe të dielë në të njëjtin orar, 13:30.
Kështu të shtunën Kastrioti do të presë në shtëpi skuadrën e Erzenit, ndërsa Flamurtari do të luajë në transfertë ndaj Valbonës. Në transfertë do të luajë edhe Kukësi ku do të sfidojë Korabin, në një duel direkt për mbijetesën. Takimi i fundit i të shtunës është mes Lushnjes dhe Burrelit.
Ndërkohë ditën e dielë do të zhvillohen 2 ndeshjet e tjers. Besa e Mirel Josës do të presë në shtëpi Apoloninë, ndërsa nga krahu tjetër Pogradeci pret Vorën, me këto të fundit që synojnë fitoren për të qen ata kampionët e dimrit në Kategorinë e Parë.
