Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Skënderbeu tjetër NIVEL në Kategorinë e Parë, në javën e 11-të festojnë edhe Burreli, Korabi, Kastrioti dhe Lushnja (RENDITJA)

Shkruar nga NEWSPORT
Skënderbeu tjetër NIVEL në Kategorinë e Parë, në
Kategoria e Parë

Dueli mes Apolonisë dhe Skënderbeut ishte i fundit për javën e 11-të të Kategorisë së Parë. Pikërisht korçarët janë tjetër nivel dhe shumë lart mbi rivalët për këtë kampionat. Ekipi i drejtuar nga Ernest Gjoka triumfoi me përmbysje 3-2 ndaj fierakëve. Pas këtij triumfi vazhdojnë të kryesojnë me 28 pikë.

Ndërkohë janë të shkëputur ndjeshëm nga vendi i dytë që mbahet nga Laçi. Kurbinasit këtë javë nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 me Besën, duke bërë që pas 11 javësh të kenë grumbulluar 21 pikë, 7 më pak se Skënderbeu.

Në këtë javë u mposhtëtn Pogradeci dhe Iliria, duke bërë kështu hapa “fals” në klasifikim. Pogradecarët u mposhtën 2-0 nga Burreli, ndërsa ekipi nga Fushë – Kruja u mposht 1-0 nga Lushnja. Pas këtyre disfatave, Pogradeci mbetet në kuotën e 18 pikëve, ndërsa Iliria në kuotën e 16 pikëve, përkatësisht në vendin e 3 dhe 4.

Fitore të rëndësishme morën Burreli dhe Korabi. Matjanët triumfuan ndaj Pogradecit, ndërsa ekipi dibran fitoi ndaj 1-0 ndaj Kukësit. Burreli ka 16 pikë, po aq sa Iliria, ndërsa Korabi ka 13 pikë.

Po kaqë sa dibranët kanë edhe Apolonia e Kastrioti. Fierakët u mposhtën nga Skënderbeu, ndërsa Kastrioti mori fitoren e 3-të radhazi në kampionat. Krutanët triumfuan 3-1 ndaj Luftëtarit. Me 12 pikë ndodhet Lushnja në vendin e 9-të, ndërsa me 1 pikë më pak i ndjek Besa në vendin e 10-të.

Luftëtari me 9 pikë dhe Kukësi me vetëm 5 pikë pas 11 javësh mbyllin tabelën e klasifikimit në Kategorinë e Parë.

Skënderbeu tjetër NIVEL në Kategorinë e Parë, në
 

 

Poll

Lexo gjithashtu