Kategoria e Parë mbylli sot javën e 28-të të saj me 6 ndeshje paralelisht në orën 15:00.
Pavarësisht rezultateve klasifikimi nuk pëson ndryshime, por ngushtohen disa pozita. Elbasani dhe Bylis vazhdojnë me fitore duke ruajtur distancat mes tyre. Flamurtari ‘blindon’ vendin e 3-të duke u shkëputur 6 pikë nga Vora e cila vijon me humbje, kësaj rradhe nga Apolonia që afrohet -2 në vendin e 5-të.
Ndizen shpresat e mbijetesës direkte për Kastriotin dhe Besën që me fitoret e sotme ndaj Luzit dhe Burrelit shkojnë në kuotën e 30 dhe 28 pikëve, Lushnja dhe Burreli që mbajnë vendet 7 dhe 8 kanë nga 31 pikë.
Dy pozitat e fundit u takojnë prej disa javësh Luzit dhe Tomorit.
View this post on Instagram
Poll