Skënderbeu - Pogradeci
Pogradeci mori një fitore të madhe të dielen, duke mposhtur Skënderbeun me shifrat 2-1. Një sfidë e çmendur dhe përmbysje spektakolare në sekondat e fundit të sfidës.
Ndërkohë që te klubi i “liqenorëve” krenohen me autorin e golit të parë, Sodiq Kazeem. Nigeriani ishte ai që i hapi rrugën përmbysjes, me një gol në minutën e 48-të, i cili merr vlerësimin maksimal nga Pogradeci.
“Ky është goli i shënuar nga Kazeem S. Një gol i cili gëzoi dhe iu dha shprese liqenorëve”, shkruan klubi i Kategorisë së Parë. Tashmë, Pogradeci mban vendin e 3-të me 26 pikë dhe “ndez” luftën për Superioren.
View this post on Instagram
Poll
