
Pogradeci - Lushnja
Skuadra e Pogradecit do të bëjë sot “debutimin” në Kategorinë e Parë për sezonin 2025-2026, ku do të përballet me Lushnjen. Ndeshja do të mbahet në orën 17:00, në fushën e “liqenorëve”.
Në prag të këtij ballafaqimi, klubi i Pogradecit ka bërë thirrje tifozëve në rrjetet sociale për mbështetje masive: “Mirmëngjes. Ndeshja e parë e sezonit të ri futbollistik do të luhet sot në stadiumin ‘Pogradeci’ në orën 17:00.
Janë të mirëpritur të gjithë tifozët për të mbështetur djemtë liqenorë. RIKUJTESË: Biletat kushtojnë 500 lek në pjesën e tribunës ndërsa 200 lek në pjesën tjetër të stadiumit!”.
View this post on Instagram
Poll